Abc News po ndjek hap pas hapi atë që po ndodh në Elbasan prej mesditës së sotme, ku 71-vjeçari Lefter Zhidro po mban peng lagjen, pasi i armatosur në shtëpinë e tij nuk pranon që të dorëzohet.
Gazetari Aldo Kozarja solli pamjet nga përgatitjet e fundit të RENEA-s, që pritet që të ndërhyjë për të neutralizuar të moshuarin nëse negociatat për dorëzimin e tij dështojnë. Snajperat janë vendosur në lartësi, mbi tarraca ndodhen efektivët e RENEA-s.
Kamera e Abc News solli pamjet brenda perimetrit, 50 metra larg objektivit. Zhidru ndodhet në katin e dytë të një pallati pesë katesh. Autori është i vetëm në shtëpi. RENEA pret vetëm urdhrin për të ndërhyrë. /db/Abcnews.al