Kamberit i bëjnë dalje në Skoci, tre klube në Zvicër i vihen pas

schedule10:38 - 3 Gusht, 2020

schedule 10:38 - 3 Gusht, 2020

Florian Kamberi po kërkon për ekip. Sulmuesi nuk do të jetë pjesë e Rangers, ndërkohë që as Hibernian nuk do ta kthejë pas.  Futbollisti i kombëtares shqiptare është nën kontratë, por momentalisht ka marrë leje dhe ndodhet në Zvicër.

Trajneri i skuadrës skoceze, Jack Ross, hapur e ka shprehur se nuk e ka në plane Kamberin. “Ai mbetet lojtar i Hibernian sepse ka kontratë edhe për një sezon, por ai nuk bën pjesë në planet tona për fazën përgatitore apo për kampionatin.

Për këtë arsye duhet të gjejmë një zgjidhja për të dyja palët, madje sa më shpejt. Do ishte mirë për ne dhe për Florianin si lojtar”. E ardhmja e Kamberit është lidhur me disa klube në Zvicër, duke nisur me St Gallen e për të vijuar me Young Boys dhe Basel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!