Kamberi: Më kanë pritur mirë, moduli i Rejës më shkon për shtat

schedule13:46 - 12 Nëntor, 2019

schedule 13:46 - 12 Nëntor, 2019

Florian Kamberi, sulmuesi i Hibernian që ka zgjedhur të luajë me Shqipërinë, ditën e sotme ka dalë në konferencë për shtyp. Ai u është përgjigjur gazetarëve, teksa fillimisht u pyet për atmosferën: “Më kanë pritur shumë mirë. Ishte e lehtë të zgjidhja, pasi pati më shumë interes. Mund të luaja edhe me Kosovën e Zvicrën”.

“Kam dashur të luaj në klub, të shënoj e të jem titullar. E kam thënë ën Skoci që jam i hapur për të tria ekipet. Ishte e lehtë për mua të zgjidhja”, shtoi Kamberi. “Më kanë pritur mirë dhe i kuptoj. Stërvitjet janë të mira dhe po luajmë mirë. Uroj të vazhdojmë kështu”, tha sulmuesi.

“Unë jam i gatshëm, jam në formë të mirë. Nuk e di kur do luaj, janë të tjerët që merren. Me trajnerin akoma nuk kam folur. Unë kam dëshirë të luaj me dy sulmues. 3-5-2 më shkon për shtat, pasi mund të kem një pranë meje të më ndihmojë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!