Kamarieri zbulon kasafortën sekrete: Më ndihmuan fantazmat

schedule09:11 - 27 Janar, 2021

schedule 09:11 - 27 Janar, 2021

Një ngjarje e pazakontë dhe drithëruese vjen nga Camborne, Cornwall. Mësohet se një kamerier i një lokali ka gjetur të fshehur në shtëpinë e tij një kasafortë sekrete.

Dy vjet më parë, kamerieri i identifikuar si Rupert Ellis bleu një banesë në Camborne, Cornëall, ndërsa nuk ishte në dijeni se objekti dikur ka qenë zyra qendrore e Kompanisë së Mineraleve Tehidy.

Sipas kamarierit, ndërtuesi i shtëpisë i ka deklaruar pronarit të tanishëm se në vitin 1980 në atë objekt është zbuluar një kasë minierash me një simbol që lexonte ‘T Withers and Sons’. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ka hasur dukuri të tjera të çuditshme.

Ai thotë se shtëpia është ndërtuar rreth vitit 1832 nga familja e famshme Basset. Ellis, i cili zotëron barin Espressini në Falmouth, beson se për gjetjen e kasafortës sekrete është ndihmuar nga fantazmat, teksa deklaron se në shtëpinë e tij ka postera të frikshëm dhe dëgjohen hapa e zhurma misterioze./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!