Ekipi i fushatës së Zëvendës Presidentes të SHBA-së dhe kandidates demokrate për president Kamala Harris njoftoi sot se mblodhi 310 milionë dollarë në korrik, kryesisht nga donacione të vogla pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara.
Kjo shifër është dyfishi i shumës prej 138.7 milionë dollarësh që rivali i saj republikan Donald Trump grumbulloi në të njëjtin muaj.
Në këtë mënyrë, shuma totale e mbledhur nga Harris dhe para saj Biden arriti në më shumë se një miliard dollarë, dhe kjo është periudha më e shkurtër në historinë e një fushate presidenciale që është mbledhur një shumë e tillë.
/abcnews.al