“Kam vajzën më të mirë në grup”, mami i Lusit e bindur në sulm kundër të gjithëve

schedule19:07 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 19:07 - 7 Dhjetor, 2021

Kjo e martë në dance reality show “T’ka mami yll” ka vijuar me debate. Gjithçka ka nisur lidhur me lideret e skuadrës së kuqe, Kristinën.

Mami i saj dhe mami i Lusit kanë replikuar kundër njëra-tjetrës, ku kjo e fundit ka thënë se e bija është më e mira e skuadrës.

“Ti mua më bën të dal nga vetja”, tha mami i Kristinës.

“Nuk e di pse e bëj unë të acarohet. Ndoshta sepse kam vajzën më të mirë në grup. Sepse vajza ime është, e thonë që nuk duhet ta themi ne mamatë, unë nuk po ja them në sy. Vajza ime është dhe unë kam një element të fortë në skuadër”, u shpreh mami i Lusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!