“Kam simptoma të lehta”, tjetër president Federate pozitiv me koronavirus

schedule21:25 - 15 Mars, 2020

schedule 21:25 - 15 Mars, 2020

Një tjetër president Federata ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kreu i futbollit serb ishte i pari që u infektua dhe të njëjtin fat ka pasur edhe presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Dominique Blanc është vetizoluar, e ka pranuar që është me koronavirus dhe flet rreth gjendjes së tij shëndetësore. “Ndihem mirë dhe kam vetëm disa simptoma të lehta gripi”, deklaron 70-vjeçari në komunikatën e Federatës helvete, zyrat e së cilës janë mbyllur.

Blanc ishte i pranishëm në Asamblenë e UEFA-s dhe nuk përjashtohet mundësia që ta ketë marrë koronavirusin nga homologu i tij serb. Plot 800 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Zvicër, duke e çuar në 2200 numrin total të të prekurve nga ky virus i tmerrshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!