“Kam qenë më i mirë se Messi, Ronaldo dhe Neymar”, një brazilian e tepron

schedule15:55 - 16 Maj, 2020

schedule 15:55 - 16 Maj, 2020

Ish-sulmuesi i Brazilit, Edilson, është rikthyer në qëndër të vëmendjes në mediat braziliane. Lojtari i cili ka qenë pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 2002, ka bërë një deklaratë e cila ka bërë bujë në vendin karioka.

”Kur isha në kulmin e formës time kam qenë më i mirë se Neymar. Ai duhet të fitojë Kupën e Botës që të jetë më i mirë se unë. Unë kam personalitet dhe sigurisht e njëjta gjë vlen dhe për Leo Messin”, deklaron 48-vjeçari për “TV Bandeirantes”.

”Cristiano Ronaldo është shumë i fortë, luan me të dy këmbët, por unë kam qenë më i zoti se ai me topin”, mbyll Edilson, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Brazil. Gjithashtu ai ka luajtur dhe në Japoni dhe Portugali, ku numëron dhe 163 gola të shënuar. /abcnews.al

 

Edilson

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!