“Unë kam para, dhe mund të bëj çfarë të dua”. Kështu ka menduar një miliarder kinez, i cili bleu një Rolls-Royce Ghost me vlerë 300,000 paund dhe e “parkoi” në ballkonin e tij.
Ai ka arritur ta ngrejë mjetin luksoz, me peshë dy tonë e gjysmë, në katin e 44-të të një rrokaqielli, duke e vendosur me kujdes në ballkonin e pasanikut kinez, i cili nuk dëshiron të përmendet emri.
Videoja tregon se si ‘Rolls-Royce Ghost’ u vendos në ballkonin e miliarderit. Ballkoni, ku tashmë është parkuar “Rolls-Royce Ghost”, është 167 metra nga toka dhe ka një pamje të mrekullueshme.
Ideja e miliarderit kinez u realizua tre muaj pasi investitori i pasur australian Adrian Portelli përdori një vinç për të ngritur një makinë garash në katin e 57 për ta ekspozuar në apartamentin e tij në Melburn.
/abcnews.al