“Kam një pikë të fortë, rritem me Didën. Donnarumma? Tani nis historia ime”

schedule15:19 - 30 Korrik, 2021

schedule 15:19 - 30 Korrik, 2021

Mike Maignan është prezantuar sot përpara tifozëve të Milanit. Kuqezinjtë paguan 13 milion euro për 26-vjeçarin, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian dhe do të zëvendësojë Gigio Donnarumma mes shtyllave.

Kam ndjerë menjëherë një atmosferë të bukur këtu dhe jam pritur shumë mirë. Te Milani vjen era profesionalizëm dhe të gjithë duhet të japim kontributin tonë për këtë klub historik.

Presion? Donnarumma ka dhënë shumë për Milanin, ai është një portier i madh, por unë do të nis historinë time te Milani. Do të punoj shumë fort, njësoj siç ka bërë Donnarumma.

Kam pasur kontakte me Didën, ai do të më ndihmojë shumë që të përparoj në rrugëtimin tim. Përqendrimi është pika ime më e fortë, por kam ardhur te Milani të rritem e përmirësohem“, deklaroi portieri i “Djallit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!