Videoja e një vajze 5-vjeçareje që kërkon dashuri dhe jo lekë, është bërë virale në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok.
Françesk dhe Françeska Çuni, babë e bijë të ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” , treguan më shumë rreth raportit të tyre dhe idesë për shpërndarjen e videos tashmë virale
“Punoj si distributor në një kompani dhe bashkë më vëllain tim kemi një lokal dhe një kalçeto. Zgjohem në orën 07:00 dhe punoj deri nga ora 18:00. Unë kam dy vajza, kam dhe një më të vogël në moshë”, u shpreh Françesk Çuni.
Në lidhje me shpërndarjen e videos ai u shpreh se: “Realisht ishte spontane, në TikTok u përhap më shumë. Në rrjetin social Instagram postoj më shumë dhe hodha videon e vajzës, më pas vendosëm ta shpërndanim edhe në TiokTok. Nuk e kemi pasur për qëllim që videoja të bëhej virale”.
Ndërkoha vogëlushja u shpreh se dëshiron të bëhet mësuese kur të rritet dhe të ndihmojë prindërit pasi i sheh që lodhen.
“Dua të bëhem mësuese”, u shpreh ajo.
/abcnews.al