“Kam neps për t’u bërë ministre e Brendshme”, zbulohet “takimi” i parë pas 25 prillit mes Kryemadhit dhe Bashës

schedule22:02 - 9 Maj, 2021

schedule 22:02 - 9 Maj, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kyemadhi janë takuar dhe kanë pirë kafe së bashku pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky takim mes tyre është zhvilluar pikërisht në skenën e spektaklit të humorit “Kosherja”, ku pa dyshim të qeshurat kanë qenë të pafundme.

Ndër të tjera, Basha ka thënë se pas humbjes së zgjedhjeve i flihet më shumë gjumë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se i është shtuar më shumë oreksi për pushtet.

Dialogu Kryemadhi- Basha:

Kryemadhi: Ah mor Luli ca na gjeti

Basha: Pas humbjen së 25 prillit kam probleme me gjumin

Kryemadhi: Ashtu ëë, po nuk fle fare?

Basha: Jo moj, fle shumë. Sapo vë kokën në jastik dhe ‘bam-bam’ 12 orë pa ndaluar fare.

Kryemadhi: Unë e kam me oreks. Vdiqa mbarova fare.

Basha: Ashtu ëë, po çfarë të hahet moj Mona?

Kryemadhi: Ja mo ndonjë ministre e Brendshme, zv. Kryeministre. E di ca nepsi kam a po jo? Vdiqa mo vdiqa, vdiqa.

Basha: Edi Rama e ka fajin.

Kryemadhi: Ai e ka, ai na e ka fajin. Po pse mo na e ka fajin Rama?

Basha: Ai moj që fiton 8 vjet, epo mërzitet robi 8 vjet.

Kryemadhi: Po jo mo Luli, jo. Fajin ma ke ti mua, të thash ty, më merr edhe mua në fushatë. 8 mandate më shumë do t’i kishim fituar bashkë.

Basha: Jo moj unë jam në rregull. Unë i fitova 59 mandate, po të llogarisishëm edhe ato 4 mandatet e tua i thonë 74, shto edhe ato mandatet nqf se ne do të ishim bashkë, pra 6 mandate, i thonë 84 mandate.

Kryemadhi: Aman mo Luli se kjo matematika jote na ka marrë më qaf. l.k/abcnews.al