“Kam menduar vetëm për Milanin”, Theo pas rinovimit: Dua të përmirësohem

schedule18:10 - 11 Shkurt, 2022

schedule 18:10 - 11 Shkurt, 2022

Milan rinovoi kontratën me mbrojtësi francez, Theo Hernandez, një bashkëpunim që do t vazhdojë edhe për 4 vite të tjera.

Hernandez firmosi rinovimin e kontratës me kuqezinjtë deri në vitin 2026 ku do të përfitojë 4.5 milion euro në sezon plus bouse.

Në këtë mënyrë Theo është bërë rinovimi i gjashtë te skuadra e Milanit pas atyre të Pioli, Kjaer, Saelemaekers, Gabbia dhe Kalabria.

Francezi nuk e fsheh lumturinë që ka rinovuar me kuqezinjtë dhe se do vazhdojë të kontribuojë për fanellën e Milanit, ndërsa nuk ka nguruar të thotë se kishte edhe oferta të tjera nga skuadra të mëdha por nuk kishte dyshime se ai do të vazhdonte në Milano.

“Që nga dita e parë që mbërrita këtu kalova shumë mirë. Kjo është arsyeja pse u rinovova dhe tani duhet të vazhdojmë t’i bëjmë gjërat mirë. Është e vërtetë që shumë skuadra më kanë kërkuar, por kam menduar vetëm për Milanin sepse doja të qëndroja këtu. Unë jam shumë i mirë në Milano, me shokët e mi dhe tifozët, jam i lumtur”, ka theksuar fillimisht Hernandez.

“Jam ende i ri dhe duhet të përmirësohem. Me Piolin jam rritur shumë si person dhe në lojë. Më pëlqen të sulmoj dhe kur e kap topin ideja është të shkojmë te goli. Ne kemi luajtur mirë për një kohë të gjatë dhe duhet të vazhdojmë kështu, në futboll duhet të argëtohesh përndryshe mund të luajsh”, ka përfunduar mbrojtësi francez. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!