“Kam kaluar Covid-in”, Edi Oga: Maskën nuk e heq prej katër ditësh, vështirësia është dushi

schedule08:30 - 14 Tetor, 2020

schedule 08:30 - 14 Tetor, 2020

Nga dita e enjte do të nisë zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.

Për këtë është diskutuar sot në studion e ‘ABC së Mëngjesit’, ku mjeku dhe eksperti i komunikimit Edi Oga ka deklaruar se ka katër ditë që nuk e heq maskën. Ai ka theksuar me plot humor se ka vështirësi në dush.

Më tej, Oga ka thënë se e ka kaluar Covid-19 dhe është pro maskës, por kundër gjobës.

“Unë kam 4 ditë që nuk e heq maskën. Kam vështirësi në dush, e hënë e martë, të mërkurën shpëtoj nga gjoba.

Unë jam pro maskës dhe kundër gjobave. Nëse një grup njerëzish serioz, pra komitetit mblidhet dhe merr një vendim, njerëzit në përgjithësi kanë tendencë ta kundërshtojnë. Personalisht unë nuk do zgjidhja ta vija një maskë kudo, e para unë e kam kaluar covid-19 dhe nuk infektoj dhe nuk infektohem. Por në një kohë të tillë duhet të bindemi. Mënyra se si u imponua kjo, unë do bindem se nuk dua që fatura e dritave me 2-3 gjoba do më bëhet sa e ujit.

Maska nuk e zgjidh problemin, por le të themi që me maskën personat harrojnë dy masat e tjera higjienën dhe distancimin. Le të themi që maska duhet mbajtur në vende të caktuara”, u shpreh Edi Oga. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!