Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka treguar në “Opinion” bisedën e tij me Lulëzim Berishën në kohën që e kishte shoqëruar për herë të parë në kohën kur ishte pjesë e policisë.
Në fjalën e tij Breçani tha se Lulëzim Berisha i kishte rrëfyer se personi që kishte më shumë frikë në Shqipëri ishte Sali Berisha.
“E kam shoqëruar Lul Berishën, e shoqërova nga Maqedonia ku u kap dhe komunikova me të në makinë. Në pyetje e sipër i thashë je kriminel, ke vrarë. Jo tha nuk është e vërtetë. I thashë do të të sekuestrohet pasuria. Ai më tha që kam frikë vetëm Sali Berishën se ai të ekzekuton të merresh me të. S’bën kompromise. I kam shitë dy troje një personi të tretë dhe nuk më gjeni asnjë lloj pasurie tha”, tha Breçani.
Ndërkohë gazetari Blendi Fevziu lexoi edhe një sms që kishte dërguar avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi në lidhje me pasurinë e tij.
“E ndjej si detyrim profesional t’ju komunikoj se shtetasi Lulzim Berisha të ardhurat e tij i ka të deklaruara te tatimet, meqë kërkojnë që të justifikojë pasurinë”, ishte sms e avokatit Hysi./abcnews.al