“Kam besim te Rashford”, Ten Hag: Marcus është lojtar i aftë, ai di si të shënojë në çdo ndeshje

schedule14:36 - 3 Tetor, 2023

schedule 14:36 - 3 Tetor, 2023

Pas humbjes, 4 me 3, ndaj “bavarezëve” të Bayern Munich, në sfidën e parë të fazës së grupeve të UEFA Champions League, tashmë “djajtë e kuq” të Manchester United do të presin në mitikun “Old Trafford”, kampionët turq të Galatasaray.

Për këtë përballje ka folur dhe tekniku i “djajve”, Erik ten Hag, me “strategun” holandez, që fillimisht është ndalur te forma jo e mirë, që Marcus Rashford po kalon, teksa deri më tani ka regjistruar vetëm 1 gol e 1 asistim, në 7 sfidat e para të kampionatit.

“Faktet janë se ai nuk po shënon në këtë moment, por ai ka pasur raste. Në ndeshjen kundër Birghton ai pati pesë deri në gjashtë raste në pozicione të mira. Nëse ai punon shumë çdo ditë, çdo ndeshje, me fokusin e duhur dhe ekipi rreth tij e furnizon, e ndihmon, e mbështet me lëvizje, atëherë golat do të vijnë. Marcus Rashford është një lojtar që është i aftë të shënojë gola në çdo ndeshje. Kur të vijë në formën e duhur, ai do të shënojë”,- u shpreh tekniku holandez.

Sakaq, tekniku holandez njoftoi pavarësisht hetimeve nga autoritetet angleze dhe braziliani pas akuzave për dhunë nga ish-e dashura e Anthony, ky i fundi mund të jetë pjesë e skuadrës në sfidën e vështirë ndaj “luanëve” të Stambollit.

“Anthony do të merret në konsideratë. Kemi edhe një stërvitje të fundit dhe pastaj do të marrim një vendim, por ai do të merret në konsideratë”,- u shpreh tekniku holandez, duke zgjuar shpresa e tifozëve për një rikthim të “yllit” brazilian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!