Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kam 300 milion në bankë dhe një ishull, të guxojë kush të flasë!”

schedule11:38 - 20 Prill, 2020

schedule 11:38 - 20 Prill, 2020

Zlatan Ibrahimovic është një kampion i madh brenda fushave dhe një personalitet unik jashtë saj. Ambicia e gjigantit suedez nuk ka fund, ashtu si dhe karizma e tij. Përpara se të rikthehej te Milani, ai u aktivizua për 2 sezone me LA Galaxy. Një tip si Zlatani nuk i duron humbjet dhe një ditë nuk e mbajti më veten.

Joao Pedro, ish-shoku i skuadrës te LA Galaxy, zbulon për portugezen Record prapaskenat e tërbimit të goleadorit. “Po luanim në transfertë kundër Houston Dynamo. Ishim në avantazh 1-0, na barazuan 2-2 dhe në fund e përmbysën rezultatin. Zlatan u zemërua keq pas humbjes dhe na u drejtua me këto fjalë:

Nëse keni ardhur këtu për plazh ose për dalë xhiro në Hollywood, më tregoni, duhet të ma thoni tani. Kam 300 milion në llogari bankare, jam pronar i një ishulli, nuk kam nevojë për këto gjëra. Do e vras personin e parë që do të flasë tani, do e vras realisht’”, rrëfen Joao Pedro. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!