“Kam 20 vite pa luajtur, Curry nuk më ndal dot”, çfarë sulmi i ashpër

schedule09:58 - 23 Prill, 2020

schedule 09:58 - 23 Prill, 2020

Deklaratë e fortë në Amerikë. Basketbollisti i Golden State Warriors, Steph Curry, konsiderohet si një ndër më të mirët i të gjitha kohërave në NBA. Edhe pse shtatshkurtër, Curry është shumë i saktë në gjuajtjet për tre, madje konsiderohet si gjuajtësi më i mirë në histori.

Edhe pse kjo pjesë e lojës së tij është shumë e fortë, Curry ka vuajtur në aspekte të tjera, si në topat në tabelë dhe markimin një kundër një. Ish-basketbollisti, Maverick Carter, e ka shfrytëzuar këtë fakt për të sulmuar yllin Curry.

“Sot jam 38 vjeç, kam 20 vite pa luajtur një ndeshje basketbolli siç duhet, por prapëseprapë Curry do të kishte telashe nëse do të më markonte mua”. Kjo deklaratë, nuk është pritur aspak mirë nga Curry, që ka reaguar menjëherë.

Njerëzit, të cilët e dinë mirë se për çfarë po flasin, bazohen në fakte dhe te e vërteta”. Përgjigje e shkurtër, por që ishte kundërsulmi perfekt nga Carter. Curry, “MVP” dhe jashtë parketit…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!