Mbrëmja e sotme në ekranin e ABC është me plot emocione, pasi pjesë e emisionit “E ardhmja është vajzë” janë plot gjashtë të ftuara. Bëhet fjalë për gazetaret e terrenit në ABC, të cilat i kanë prekur të gjithë me historitë e tyre.
Më e fundit është gazetarja e sociales, Ajgena Korbi, që me rrëfimin e saj i ka përlotur shikuesit.
Ajo tregoi se gazetaria ka qenë ëndrra e babait të saj, i cili nuk jeton më.
“Unë jam gazetare sot dhe kjo nuk ka qenë dëshirë e imja, por tim ati. Unë kam dashur mjekësinë, por babai im donte që unë të behesha gazetare dhe unë jam. Jam munduar që të punoj me parimet e mia. Unë kam 14 vjet që punoj në media por babai im ka 12 vjet që nuk jeton më. Megjithatë mendoj se jam përpjekur ta realizojë ëndrrën e tij”.
Më tej, Ajgena ka deklaruar se dëshiron që në ardhmen të ketë një familje, por që janë planet e Zotit.
“Kam në plan një familje, por nuk e di se kur do ma sjell Zoti. Megjithatë mendoj se gjërat e mira vijnë avash avash”. l.k/abcnews.al