Kaluan afatet me zvarritje, lirohen babë e bir të akuzuar për vrasje në Gjirokastër

schedule17:40 - 4 Qershor, 2021

schedule 17:40 - 4 Qershor, 2021

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu Et’hem dhe Dino Muhajn nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhajt po nga fshati Rabije në 6 shtator të 2018. Ishte masa e arrestit që është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës pas 2.5 vitesh qq nga ngjarja e bujshme. Babe e bir janë lënë në arrest shtëpie sot duke dalë nga paraburgimi i deritanishëm 2.5 vjet që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar cka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet te mos qendronin me ne paraburgim./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!