Akuza për shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja ndaj ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës Zamira Rami

schedule12:14 - 2 Qershor, 2021

schedule 12:14 - 2 Qershor, 2021

Ka kaluar për gjykim çështja ndaj ish-kryebashkiaks së Gjirokastrës Zamira Rami e cila akuzohet për shpërdorim detyre. GJKKO ka pranuar kërkesën duke e dërguar dosjen e saj për gjykim.

SPAK e akuzon Ramin se, në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!