Kaloi tre minuta në hapësirë, 90 vjeçari shpërthen në lot

schedule21:28 - 13 Tetor, 2021

schedule 21:28 - 13 Tetor, 2021

Shefi i Blue Origin, Jeff Bezos, këtë të mërkurë ka pritur në shtëpi katër astronautë të rinj me një që fitoi titullin e personit më të vjetër që ka shkuar ndonjëherë në hapësirë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një nga personat mes grupit ishte William Shatner, 90 vjeç, Chris Boshuizen, Glen de Vries dhe Audrey Poëers dolën nga kapsula pas misionit të tyre të parë, ku kaluan tre minuta në gravitet zero.

Shatner, i cili tani është personi më i vjetër që vizitoi hapësirën, ishte i dyti që doli nga aty dhe menjëherë u përqafua me Bezos, si shenjë mirënjohje.

“Unë jam aq i mbushur me emocione me atë që sapo ndodhi”, ka thënë Shatner, Bezosit në tokë, duke shpërthyer në lot. Ekuipazhi u mirëprit nga familja dhe miqtë e tyre dhe shijuan shampanjën për të festuar.


Të gjithë të veshur me kostume blu fluturimi me emrin e kompanisë me shkronja të bardha në një mëngë, ekipi u ngjit në kapsulë të bardhë me rreth një orë të mbetur në numërimin mbrapsht,

Ekuipazhi u nis në bordin e raketës Neë Shepard të Blue Origin nga Launch Site One e kompanisë në Van Horn, Teksas pak pas orës 10:45 të mëngjesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!