Diletta Leotta është një nga personazhet më të komentuara në Itali. Prezantuesja bukuroshe e DAZN, është lidhur kohët e fundit me Can Yaman, aktorin e njohur turk.
Një tjetër lajm që ka dalë e përditshmja Oggi ka bërë bujë në vendin fqinj. Leotta ka pasur një të ftuar special në mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe ai është Zlatan Ibrahimovic, ylli i Milanit.
“E kaluan bashkë të gjithë mbrëmjen e fundit të vitit 2021, prej orës 21:20 e deri në mesnatë. Pastaj dritat u fikën për të mos u ndezur kurrë“, shkruan Oggi rreth intimitetit të Leotta dhe Ibrahimovic. /abcnews.al