Kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet turku

schedule10:37 - 12 Korrik, 2020

schedule 10:37 - 12 Korrik, 2020

Umut Can Mashallah Erkan, 22-vjeç  lindur dhe banues në Stamboll, Turqi është arrestuar në flagrancë nga policia.

Mësohet se ai është kapur nga Shërbimet policore të Stacionit Policisë Kufitare Kakavijë, duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme .

Ndalimi i tij është bërë në afërsi të Pikës Kufitare Kakavijë nga Greqia për në Shqipëri.

Ndërkohë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Kakavijë/Informacion

Arrestohet në flagrancë një 22 vjeçar për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i patrullimeve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije është kapur një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokstër arrestuan në flagrancë shtetasin U. E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!