Christian Obodo është një emër i njohur në Itali. Ish-mesfushori nigerian, i cili u tërhoq na futbolli në vitin 2017, ka luajtur me ekipe si Fiorentina, Udinese, Perugia, Torino dhe Lecce, ndërsa numëron 21 ndeshje dhe 4 gola me kombëtaren afrikane.
36-vjeçari ndodhej në Nigeri së bashku me të dashurën e tij. Të dy po udhëtonin me makinë, teksa disa persona të armatosur i kanë ndërprerë rrugën në qytetin jugor Warri, që gjendet afër krahinës Delta.
Obodo është marrë me forcë dhe është futur në automjetin e personave të armatosur, ndërkohë që kishte ndaluar për të blerë diçka në një shitës ambulant anash rrugës. Një rrëmbim i pastër për ish-futbollistin afrikan. Rrëmbimet e personave janë kthyer në një fenomen shqetësues në shtetin e madhe afrikan. /abcnews.al