Kalohet në gjykim padia e Ramës kundrejt Bashës

schedule14:00 - 10 Prill, 2019

schedule 14:00 - 10 Prill, 2019

Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës kaloi për gjykim padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës. Ky i fundit ka shkruar në Facebook se Rama po mbron kupolën e Policisë së Shtetit, si dhe po fabrikon prova për çështjen “Babale”.

Seanca u zhvillua paraditen e 10 prillit. Rama dhe Basha nuk ishin të pranishëm në sallë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tyre.

Mësohet se gjatë seancës, mbrojtja e kryeministrit Rama ka kërkuar dëmshpërblim me vlerën 1 milion lekë të reja. Ndërsa gjyqtari i çështjes, Flamur Kapllani, caktoi një ekspert IT për të parë nëse ekzistojnë linqet e portaleve ku janë postuar deklarimet e Bashës. Këto deklarime janë marrë si provë nga avokatët e Ramës. Seanca e radhës u la më datën 22 maj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!