Mjeku i njohur Tritan Kalo, në një status në rrjetin social “Facebook” është ndalur te çështja e kufijve, duke kujtuar edhe padrejtësinë që sipas tij i është bërë Shqipërisë në lidhje me këtë çështje.
Kalo shkruan që bashkimi kombëtar do ta bëjë të mundur faktorizimin politik, ekonomik, e social të shqiptarëve në Ballkan e më gjerë.
Gjithashtu ai shton se Brukselin nuk e sheh si vendin që do të sjellë bashkim, ndërsa shkruan se sipas tij në Bruksel nuk shkohet si “lypsar” , por të bashkuar me dinjitet socio-ekonomik-politik.
“Unë, Dr. Tritan Kalo, nuk e shoh Brukselin vendin, ku Shqiptarët e ndarë padrejtësisht pas 1913 në Konferencën e Londrës në pesë shtete do të bashkohen, never! Në Bruksel shkohet i Bashkuar e me dinjitet socio-ekonomiko-politik dhe jo si lypsar, duke u lutur që shkaktarët e kësaj “shkërmoqje” në pese shtete dhe të kufizimit të Shqipërisë post-londineze nga vetë trojet shqiptare, të të bëjnë pjesë të Evropës së Bashkuar, në themelet historike të së cilës qëndron qytetërimi ynë, no way!!!……together forever!!!”, shkruan Kalo.
Statusi:
KOHË KOVODIANE….14.01.2021….JEMI të gjithë të mirëpritur në 17 Janar 2021 në PREKAZ-TROJET ARBËRORE…Kuvendi i bijve e bijave të “Krahëve të Shqipes”…..”Është patriotizëm kur dashuria për njerzit e tu vjen e para. Është nacionalizëm kur e para vjen urrejtja ndaj atyre që janë ndryshe nga njerzit e tu.” – shprehet Sharl dë Gol (Charles de Gaulle)….
A e kemi ne SHQIPTARËT detyrimin dhe të drejtën për të kërkuar me patriotizëm e me vendosmëri, rishqyrtimin dhe korigjimin e padrejtësive historike të bëra në kuriz të popullit tonë dhe në kuriz të Trojeve Arbërore???….KEMI me vete të DREJTËN e çdo POPULLI, që të jetojë i bashkuar nën një çati dhe të ketë në duart e tij fatet e veta….
Në ndërkohë kur Vëndet Demokratike të Perëndimit vijojnë përditë e më tepër të flasin e të promovojnë Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut, kur përditë e më tepër flitet për Demokratizimin e Shoqërive kudo në Botë, PËRSE është herezi, folklorizëm dhe arrivizëm, që Shqiptarët të kërkojnë për të mundësuar Bashkimin Kombëtar, në Trojet Arbërore të shpallura të Mëvehtësuara në 28.11.1912…..”Hisen e Diellit falma Zot” – shkruante dikur poeti i mirënjohur Frederik Reshpja….Pikërisht “hisen e mohur të Djellit” do të rikërkojnë Shqiptarët nga e gjithë Bota, edhe në Kuvendin që do mblidhet më 17 Janar 2021 në Prekazin Historik, në vendlindjen dhe vendflijimin e Jasharëve….
Vetëm e vetëm BASHKIMI KOMBËTAR do ta bëjë të mundur FAKTORIZIMIN politik, ekonomik e social të Shqiptarëve në Ballkan dhe më gjërë….Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur MBROTHËSIMIN tonë meritor….
Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur cilësimin e ARSIMIMIT dhe EDUKIMIT të Shoqërisë sonë…..Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur rikthimin në ATIN e MËMËN-DHE të atyre, që me zemër të vrarë morën udhët e theqafjes në emigracion këto dhjetra vitet e fundit….
UNË, Dr. Tritan Kalo, nuku e shoh Brukselin vendin, ku Shqiptarët e ndarë padrejtësisht pas 1913 në Konferencën e Londrës në pesë shtete do të bashkohen, NEVER!!!….Në Bruksel shkohet i Bashkuar e me dinjitet SOCIO-EKONOMIKO-POLITIK dhe jo si LYPSAR, duke u lutur që shkaktarët e kësaj “shkërmoqje” në pese shtete dhe të kufizimit të Shqipërisë post-londineze nga vetë trojet shqiptare, të të bëjnë pjesë të Europës së Bashkuar, në themelet historike të së cilës qëndron qytetërimi ynë, NO ËAY!!!……TOGETHER FOREVER!!!
/abcnews.al/