Kalo: Kemi ende punë në sfidën me Covid 19, mos bëni gjithollogji krijoni tollovi mendore

schedule07:40 - 30 Tetor, 2020

schedule 07:40 - 30 Tetor, 2020

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premte e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarë dhe kolegë për më shumë kujdes.

Kalo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se nuk është koha që të bëjmë gjithollogji, pasi krijohet tollovi mendore, si dhe nënçmojnë përpjekjet vetëmohuese të atyre, që në vijën e parë të përballjes me këtë flamë rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre.

Ndër të tjera mjeku ka një kërkesë për të gjithë kolegët e tij duke kërkuar që të mos përfshihen dhe ndikohen nga politika.

Ai thekson se është e rëndësishme që për të përballuar këtë pandemi duhet që të jemi të bashkuar.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….30.10.2020…mirmëngjes në këtë pragfundi të muajit….së bashku me fjoralbën dhe aidën, dy nga prurjet e reja në shërbimin e sëmundjeve infektive të qsut/covid-1…Jemi aty në çdo moment për t’u kujdesur e vigjëluar mbi shëndetin tuaj….Durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj dhe atyre që gjallojnë rreth jush: maskë, higjenë, distancim (m.h.d.)….Mirkuptim dhe mirëbesim në veten tuaj dhe në të gjithë mantelbardhët e punonjësit e tjerë të shendetësisë publike dhe jo vetëm, në përballjen me “këtë flamë” mbarëbotërore të shkaktuar prej infeksionit të sars-COV2/COVID-19….

Më pak gjithollogji nga gjithkush qoftë ai/ajo edhe koleg në fushën e shëndetsisë sepse krijojnë jo pak tollovi mendore, si dhe nënçmojnë përpjekjet vetmohuese të atyre, që në vijën e parë të përballjes me këtë flamë rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre….

Nëse jeni betuar si hipokratistë dhe jo si hipokritistë apo militantistë, ju kërkoj që t’u bashkoheni përpjekjeve tona dhe mos na e shtoni barrën e punëve në këto kohë kritike…..

Më pak takime politike dhe elektorale nga cilido, por më shumë punë në respektimin e m.h.d., dhe në higjenizimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e kryeqytetit të shqiptarëve, dhe vatrën më të ndezur të covid-19, tiranën time, tuajën dhe të trojeve arbërore….Duhen ende punë, përpjekje dhe mirëkuptim e mirëbësim për t’u përballur me pandeminë e sars-cov2/covid-19….Bashkë jemi dhe do të jemi kurdoherë….together forever!!!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!