Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kallëzimi i Metës për “Dosjet”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje Filip Talon

schedule12:14 - 20 Maj, 2024

schedule 12:14 - 20 Maj, 2024

Filip Talo është paraqitur paraditen e së hënës në Prokurorinë e Tiranës.

Talo po merret në pyetje në lidhje me kallëzimin e Ilir Metës kundër Autoritetit te Dosjeve. Talo ka mbajtur të njëjtin qëndrim, ku sipas tij shtetasi I.M që e ka spinuar në 1989 kur donte të arratisej nga Shqipëria, nuk është Ilir Meta.

“Filip Talo është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e kryeqytetit. Talo është personi i aluduar si personi që është spiunuar në atë kohë nga Ilir Meta. Talo ka pretenduar se nuk është Ilir Meta që e ka spiunuar atë. Talo ka tentuar të largohet jashtë Shqipërisë në vitin 1989. Ai ka pretenduar se nuk është shtetasi Ilir Meta që e ka spiunuar. Filip Talo ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka mbajtur edhe publikisht”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!