Kallëzimet ndaj BKH, ambasada e SHBA: Mbështesin procesin objektiv, të bazuar në merita

schedule12:39 - 29 Tetor, 2020

schedule 12:39 - 29 Tetor, 2020

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka reaguar pas akuzave të disa kandidatëve të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit.

SHBA thotë se mbështesin plotësisht procesin të bazuar në merita për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së.

“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në deklaratë.

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.

Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kallëzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!