Sherif Kallaku debutoi me Shqipërinë në sfidën e sotme të Nations League ndaj Kazakistanit në transfertë. Fantazisti i talentuar i Lokomotiva Zagreb e nisi takimin si titullar dhe foli pas barazimit 0-0 për RTSH Sport, duke analizuar ndeshjen.
“Ndjej keqardhje, duke marrë parasysh që zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Duhet t’i shfrytëzonim më mirë rastet e krijuara para portës, por edhe të ishim më të qetë. Edhe fati nuk ishte me ne, si te parabola e Brojës.
Kemi provuar të luajmë edhe me 3-4-1-2, isha unë ose Çekiçi pas sulmuesit. Trajneri vendosi ta kthente në 3-5-2, pasi mendonte se jemi përshtatur më mirë me këtë skemë.
Debutimi? Jam tip i ftohtë, nuk isha shumë i emocionuar. Nuk e kisha lëvizshmërinë time, por u mundova të përshtatesha dhe të luajta thjeshtë. Jemi përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin. Duhet të rregullojmë aksionet para portës.“, deklaron Kallaku. /abcnews.al

