Teuta do të përballet me Partizanin në kuadër të javës së 10-të të kampionatit, një ndeshje qe do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 16:45.
Në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Edi Martini ishte i pranishëm edhe lojtari Sherif Kallaku, i cili tregoi se është mësuar të marrë përsipër përgjegjësi. S
ipas 23-vjeçarit pikët e lënë ndaj Skëndërbeut ‘dhembin’ shumë, ndërsa theksoi se kundër demave është i bindur për 3 pikëshin.
“Jam mësuar të marr përgjegjësi dhe nuk kanë ndikuar tek unë. Jam munduar të përmirësohem në stërvitje, pasi atë paraqes edhe në ndeshje. Jam në rritje dhe do e rris lojën time.
Ndjej keqardhje për pikët e lëna me Skënderbeun. Luajtëm mirë, por ndonjëherë fati nuk është me ty. U ndëshkuam nga hiçi. Detajet bëjnë diferencën. Me një gol para nuk ke fituar, duhet të dyfishojmë. E pamë me Kastriotin dhe na ndodhi edhe me Skëndërbeun.
Kemi qenë mirë gjatë kësaj jave. Kam shumë besim se nesër ndaj Partizanit do marrim tre pikët. Kjo është ndeshja e duhur për të marrë tre pikët. Unë personalisht do isha i zhgënjyer nëse do të merrnim një pikë.
Akoma nuk kam pasur një bisedë për të ardhmen time me Lokomotivën. Më kanë kërkuar të flas me ta nga afër”, deklaroi Kallaku. /f.a/abcnews.al