Matthijs De Ligt nuk është penduar aspak për kalimin te Juventusi. Mbrojtësi holandez pati shumë oferta pas paraqitjeve të mrekullueshme me Ajax, por zgjodhi kampionët e Italisë korrikun e vitit të kaluar.
21-vjeçari ka dhënë një rrëfim për The Athletic, duke konfirmuar se ka marrë vendimin e duhur për t’u bërë pjesë e “Zonjës së Vjetër” dhe për të provuar veten në një kampionat specifik si ai italian.
“Është sfidë e madhe për një mbrojtës të provojë veten në Serie A, aq më shumë kur është i huaj. Personalisht i pëlqej shumë sfidat dhe isha i bindur që kampionati italian është më i miri për mua.
Nuk jam penduar aspak për zgjidhjen e bërë, jam shumë i kënaqur dhe i lumtur te Juventusi“, deklaron tulipani i bardhezinjve. /abcnews.al