Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kalimi i TK në pronësi të bashkise së Tiranës, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Metës për gjykim

schedule18:56 - 16 Korrik, 2020

schedule 18:56 - 16 Korrik, 2020

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë ankimimin që Presidenti Ilir Meta i bëri vendimit të Këshillit të Ministrave, për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kjo kërkesë është bërë më 14 maj, ndërkohë që shembja e godinës së Tetrit Kombëtar u bë 3 ditë më pas, më 17 maj.

Tashmë është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse kalimi në pronësi të Bashkisë i godinës së teatrit është i ligjshëm ose jo, e po ashtu edhe shembja e godinës që pati kundërshtime të forta.

Presidenti më parë, është shprehur se godina e teatrit është pasuri kombëtare dhe ndryshimi i pronësisë, sipas tij, ka qenë i paligjshëm.

Kjo është kërkesa e dytë që është çuar në Kushtetuese nga Presidenti Meta për teatrin kombëtar pas ligjit të posaçëm për shembjen e godinës.  Këto dy ankimime do të shqyrtohen në momentin që Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!