Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kalim pa kontroll në Shqipëri-Kosovë/ Regjimi i lirë nisi nga data 1 nëntor për mjete me targa shqiptare e kosovare

schedule15:45 - 2 Nëntor, 2025

schedule 15:45 - 2 Nëntor, 2025

Rikthehet lëvizja pa kontrolle midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 1 nëntor dhe zgjat deri në fund të muajit shkurt.

Kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, ndërsa automjetet me targa shqiptare dhe të  Kosovës nuk i nënshtrohen kontrolleve

Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Midis dy vendeve janë përcaktuar dy periudha që vlejnë për kalim pa kontrolle  përkatësisht nga 1 Maji deri më 30 Shtator si dhe duke nisur nga 1 Nëntor deri më 28 Shkurt.

Në total qytetarët e dy vendeve përfitojnë qarkullim pa kontrolle për një periudhë 9 mujore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!