Kalifornia bën të detyrueshëm dozën e tretë për punonjësit shëndetësorë

schedule08:38 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 08:38 - 23 Dhjetor, 2021

Të gjithë punonjësit shëndetësorë në Kaliforni duhet të marrin dozën e tretë të Covid-19 duke filluar nga 1 shkurti, sipas një deklarate të guvernatorit të vendit, Gavin Newsom, si pjesë e masave që po ndërmerren për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron.

Personat që nuk e kanë marrë ende dozën përforcuese do të testohen për Covid-19 dy herë në javë deri më 1 shkurt, tha guvernatori në një deklaratë. Gjithashtu Newsom pritet të japë një konferencë për shtyp për të diskutuar masat e reja.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Kalifornia, shteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara, tejkalon mesataren kombëtare për sa i përket përqindjes së të vaksinuarve plotësisht, me 65.5%. Megjithatë, më pak se 30% e popullsisë e ka marrë dozën përforcuese deri më sot. Guvernatori bëri të ditur gjithashtu se të gjithë nxënësit, nga kopshti deri në klasën e fundit të shkollës së mesme, do të pajisen me teste të shpejta falas, të cilat do t’u duhet t’i nënshtrohen para se të kthehen në shkollë nga pushimet e dimrit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!