Kali “Ioli” mposhti problemet me shëndetin, fotografitë që tregojnë transformimin

schedule10:55 - 31 Mars, 2021

schedule 10:55 - 31 Mars, 2021

Ioli, kali i sëmurë,  i gjetur në Thuria në vitin 2020, ka treguar shenja të mëdha përmirësimi. Pas veprimeve dhe urdhrave të Prokurorit të Kalamata-s, kafsha iu dorëzua Shoqatës Greke për Mbrojtjen e Kuajve.

Dje, Shoqata  bëri një postim të ri në lidhje me Iolin:

“Para dhe pas Iolit. Kur e sollëm Iolin në ESPI dhe i bëmë kontrollet e nevojshme, e dinim nga fotot që kafsha ishte shumë e dobët dhe ishim të tronditur nga pesha e saj, na u duk për një moment që mund ta merrnin vetë në krahë, aq e dobët ishte.

Ajo çfarë kërkonim të bënim të gjithë ne, ishte të përpiqeshim ta mbanin në jetë dhe ditët në vijim ishin vendimtare për jetën e saj.

Për fat të mirë, kafsha kishte ende forcë edhe brenda dy javësh arriti të kalonte pengesën e parë për shërimin e saj. Trajtimi dhe kujdesi intensiv  dha pas 4 muajsh efektin që prisnim.

Sfida më e madhe tani mbetët bota e saj psikologjike e cila është tronditur. Dhimbja dhe mundimi i madh që ka kaluar sigurisht që janë rrënjosur thellë në zemrën e saj.

Me këmbëngulje dhe optimizëm do të jemi pranë saj derisa ky shpirt i dhembur të vijë në vete dhe të gjejë qetësinë që meriton”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!