Kalaja e Mahallasë ose e Ali Pashë Tepelenës, që është ndërtuar afër lumit Pavla, në rrjedhën e mesme të tij ruan ende strukturën e saj.
Qëllimi I ndërtimit të saj nga Ali Pashë Tepelena ishte për marrjen e qytetit të Butrintit, të cilën e arriti falë strategjisë së tij.
U ndërtua në vitet 1797 dhe qendronte një garnizon ushtarak me detyrën për mbrojtjen e rrugëkalimit që vinte nga territoret e Janinës drejt Butrintit.
Kalaja është ndër të parat që është shpallur monument kulture me status të veçantë dhe është mirëmbajtur e përkujdesur që mos të dëmtohet më tej.
Nuk është e vizitueshme nga qytetarët pasi është në një zonë të thellë malore, por kryesisht vijnë studiues apo pasionant të historisë brenda dhe jashtë vendit./abcnews.al