Një nga destinacionet e “Edicionit Veror” ishte kalaja e Ishmit. Kjo kala është lënë në harresë totale.
Përparim Taipi, profesor Histori-Gjeografie na rrëfen se si dora e njeriut shkatërroi muret e larta të kalasë së ndërtuar nga Perandoria Osmane.
E ndodhur në një zonë mjaft strategjike, profesori bën thirrje që të vihet dorë.
“Tërmetet nuk kanë qenë faktor kryesor në dëmtim, por ka qenë marrja e gurëve për themel. Dora e njeriut ka qenë shkaktare për shkatërrimin. Nga 7 metra lartësi, sot nga pjesa mbrapa i ke të rrafshuara. Kur është moti i kthjellët duket në pëllëmbë të dorës. Por edhe Kruja dhe Fushë Krujë. Unë bëj thirrje që të vihet dorë”, shprehet ai. /abcnews.al