Nga Ahmet Zani
Kalaja e Ishmit, Monument Kulture i Kategorisë I, që duhet të mbrohej nga shteti është kthyer në gërmadhë. E vetmja pjesë e mbetur që kupton se këtu ndodhet një kala është ky mur dhe porta. Mësuesi Pëllumb Beja me keqardhje thotë se kalaja nuk është mirëmbajtur.
“U ndërtua rreth vitit 1572-1574, të dhënat tregojnë se u ndërtua mbi themelet antike i bie që kjo zonë ka qenë e banuar dhe më përpara. U ndërtua nga perandoria osmane. Kjo kështjellë vjen deri në ditët e sotme dhe është pak e mirëmbajtur. Po të ishte mbajtur më mirë do kishte më shumë vlera”.
Pranë kalasë ndodhet dhe varri I piktorit Ibrahim Kodrës që vizitohet më së shumti nga artisët nga vendet europiane.
“Gjatë verës, këtu pushojnë dhe ndalojnë me dhjetëra turistë të botës së artit. Është kthyer në qendër pelegrinazhi për artistët europianë. Kodra para se të ndërronte jetë la amanet të varrosej në vendlindje pranë kështjellës së Ishmit. Amaneti u plotësua dhe ja ku e kemi memorialin.
Nëse institucionet lokale dhe qendrore nuk marrin masa për të restauruar kalanë nuk do të mbetët asnjë gjurmë që të tregojë historinë e Ishmit. Me gjasa dhe varri I Ibrahim Kodrës do të ketë të njëjtin fat, pasi ka nisur të dëmtohet. /abcnews.al