Kalaja e Elbasanit/ Turistët njihen me historinë. Vizitojnë dhe objektet e kultit

schedule14:26 - 23 Gusht, 2024

schedule 14:26 - 23 Gusht, 2024

Shumë  të huaj që vizitojnë Shqipërinë nuk largohen pa qëndruar në Elbasan. Ajo që i tërheq është kalaja  e këtij qyteti, bazilika dhe objektet e kultit.

Unë jam franceze, vij nga rajoni i Parisit. Jam shumë e kënaqur që ndodhem në Shqipëri, një shtet shumë i bukur. Ndonjëherë në Francë ne kemi mendim të tjera për Shqipërinë. Me të vërtetë ka qenë një surprizë shumë e bukur për mua të  shoh një Shqipëri me diell dhe nxehtësi shumë të madhe. Njerëzit janë shumë të qetë dhe të sjellshëm. Jam e surprizuar që ka kaq shumë turistë. Do vij sërish”.

Është hera e parë që ndodhem këtu, unë vij nga Kroacia. Mendoj se Shqipëria ka një natyrë të bukur sidomos parqet natyrore në jug të cilët më kanë impresionuar shumë. Është ndryshe nga qyteti im i lindjes pasi ka arkitekturë ndryshe dhe një tjetër kulturë e histori. Ne jemi relativisht afër, por zhvillimet kanë ndodhur komplet ndryshe

Pasi  vizitojnë qytetin ndalen në dyqanet e suvenirëve. Prodhimet artizanale, por jo vetëm janë ato  që iu interesojnë.

Ky sezon veror  në Elbasan sipas operatorëve turistik po mbyllet me një numër më të lartë vizitorësh se vitin e shkuar. Historia dhe kultura e Shqipërisë po I tërheq  gjithnjë e më tepër të huajt.

Në Durrës ndalen për të vizituar Amfiteatrin, një prej  ndërtesave më të mëdha romake në rajon  ngritur në kohën e perandorit Trajan.

Në shtatë muaj është vizituar nga më shumë se 13 mijë e 500 persona.

Specialistët parashikojnë një rritje të numrit të vizitorëve me rënien e temperaturave në fillim të shtatorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!