Zona e Kalasë së Dodës prej 5 ditësh pa energji elektrike. Akulli ka shkatërruar gjithë rrjetin përçues në fshatrat e Dibrës. Më problematike situata është në Kalanë e Dodës, Lurë e Selishtë. ABC ishte në një nga shtëpitë e kësaj zone të cilët shprehen shqetësimet e tyre.
Në shtëpinë e Agim Feratit në Kalanë e Dodës, dhoma ndriçohet nga qirinjtë dhe blici i kameras. Prej 5 ditësh banorët po vuajnë mungesën e energjisë.
“I kemi kërkuar dhe nuk ka ardhur askush”, është shprehur ai.
Akulli ka shkatërruar gjithë rrjetin elektrik në fshatrat e Dibrës. Banorët thonë se riparimet i kanë bërë vete.
“I treti vit që i kemi heq dhe rregulluar me forca tona”, është shprehur një banor.
Faturat e enegjisë thonë se i paguajnë rregullisht. Probleme me energjinë kanë edhe fshatrat Shullan, Plostan dhe Vasie në Kalasë së Dodës./abcnews.al