Kakavijë- Policia Kufitare kapi në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas të shpallur në kërkim.
Sipas policisë, rezulton se Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.