Kaka: Zemra rreh për Milanin, uroj të rikthehet i madh

schedule19:30 - 15 Tetor, 2019

schedule 19:30 - 15 Tetor, 2019

Një tjetër legjendë e Milanit i uron fat trajerit të ri, Stefano Piolit. Ish-ylli i kuqezinjve, Ricardo Kaka, i ka dhënë “bekimin” e tij italianit që debuton këtë të dielë në ‘San Siro’ kundër Lecces. Braziliani ka folur për mikrofonat e ‘Sky Italia’ për situatën në klubin kuqezi, ku u shpreh: “Tani do të shikojmë si do të shkojë, Piolo sapo është emëruar”.

“Është e vështirë për të kuptuar çfarë po ndodh kur nuk je në brendësi të klubit. Shpresoj që Milani të kthehet aty ku e ka vendin. Si një milanist që jam, dua që gjërat të shkojnë sa më mirë për ‘Djallin’, zemra ime akoma rreh për Milanin”.- mbyll Kaka, që edhe një herë tjetër i bën për vete tifozat kuqezi. /abcnews.al