Katër ndeshje jashtë. Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit nuk e ka kursyer spanjollin e Lazios, Patric Gabarron Gil. Mbrojtësi, shok skuadre me Thomas Strakoshwn, kafshoi në ndeshjen kundër Lecce rivalin e tij, Giulio Donati, dhe u ndëshkua me karton të kuq.
VAR ndihmoi në marrjen e vendimit të saktë për lojtarin e Lazio, i cili sot ka mësuar edhe dënimin që e lë atë jashtë përballjeve kundër Sassuolo, Udinese, Juventus dhe Cagliari. 27-vjeçari normalisht ka reaguar dhe pas ndeshjes i ka kërkuar falje futbollistit kundërshtar.
Më pas ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, teksa shkruan se i kërkon falje Donatit dhe thekson se gjesti i shëmuar i tij “erdhi për shkak të mungesës së kthjelltësisë”. Lazio ishte në humbje 1-2, një goditje e rëndë për skuadrën e vendit të dytë. Shpresat për titull janë venitur, edhe pse Juventusi u mposht nga Milani. /abcnews.al

