Paska dhe kështu. Në futbollin amator në Francë ka ndodhur një episod i çuditshëm. Një futbollist është pezulluar me pesë vite sepse ka kafshuar penisin e kundërshtarit të tij. Gjithçka ndodhi gjatë një grindjeje në përfundim të takimit.
Sipas mediave “Le Republicain Lorrain”, ndeshja në fjalë është luajtur në 17 nëntorin e kaluar. Terville barazoi 1-1 me Soetrich në veri lindje të Francës. Viktima pas sherrit përfundoi me 10 qepje.
Në fakt ai shkoi për të mbyllur sherrin mes lojtarëve të tjerë, që po ziheshin në parkingun e makinave. Ai hyri për të qetësuar gjakrat, por jo gjithçka shko ashtu siç mund ta kishte menduar. Pasojat i mësuat. /abcnews.al