Kafshohet nga 2 qen Pitbull, vdes 66-vjeçari

schedule14:58 - 19 Qershor, 2022

schedule 14:58 - 19 Qershor, 2022

Një 66-vjeçar i pastrehë vdiq pasi u kafshua nga dy qen Pitbull.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Cerignola, në zonën e Foggiano, Itali.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy kafshët ishin të lira kur sulmuan 66-vjeçarin, i cili ishte me origjinë nga Evropa Lindore.

Një kalimtar që ka dëgjuar britmat e viktimës thirri menjëherë karabinierët.

Kur karabinierët arritën ata gjetën pronarin e dy qenve, një polak që jetonte në një fermë aty pranë, i cili po përpiqej t’i mbante kafshët larg viktimës.

Edhe pronari i qenve është kafshuar në dorë.

Dy Pitbullët u qetësuan dhe iu besuan shërbimit veterinar të ASL të Foggia. Policia po heton ngjarjen./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!