“Kafet i keni nga unë”, Kodheli batuta me deputetët: Dikur shishet nuk lejoheshin se i gjuanim njëri-tjetrit

schedule12:42 - 4 Tetor, 2021

schedule 12:42 - 4 Tetor, 2021

Është zhvilluar e qetë mbledhja e sotme Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, ku nuk kanë munguar as batutat mes deputetëve.

Pas diskutimeve me kryenegociatorin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, në lidhje me financimet e programeve IPA, kryetarja e Komisonit Mimi Kodheli u tha deputetëve se kafet gjatë mbledhjes së sotme kanë qenë të paguara prej saj dhe jo prej Kuvendit.

Kodheli shtoi edhe një dozë ironie, duke thënë se shishet e ujit nuk lejoheshin dikur gjatë mbledhjeve të komisioneve për arsye sigurie, pasi deputetët qëllonin njëri-tjetrin.

“Faleminderit ambasadorëve, jeni të lirë të shkoni nëse e keni konsumuar kafen. Meqë jemi te kafja, ju siguroj se këtë ujin dhe kafen nuk e paguan parlamenti, e paguan kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herës tjetër mendohuni mirë. Pastaj kemi ca sekretarë që thonë kafen përpara mbledhjes, se nuk lejohet. Dikur nuk lejohej për arsye sigurie të kishim shishe pasi  i gjuanim njëri-tjetrit, nuk është ky rasti. Jo që ta dini se mos kujtoni se është gjithmonë kështu, por nuk është gjithmonë kështu,” tha Kodheli.

“Lajmi është bërë, kafet janë të paguara nga unë,” tha ajo në fund të mbledhjes. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!