Shumica prej nesh zgjohen në mëngjes me kafe. Disa preferojnë ta pinë menjëherë ndërsa të tjerë e preferojnë të ftohtë. Një studim zbuloi se kafeja inkurajon ndjenjat e mirësisë dhe lumturisë. Kokrrat e kafesë përmbajnë vitamina B, kalium, riboflavinë dhe komponime të ndryshme bimore.
Kafeja është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Cila është më e shëndetshme, kafeja e nxehtë apo e ftohtë? Kafeja e ftohtë ka tendencë të jetë më pak acide dhe më e butë për sistemin tuaj të tretjes. Për shkak të aciditetit më të ulët, kafeja e ftohtë ndihmon nëse keni refluks në stomak ose ndonjë problem me tretjen.
PH e kafesë së nxehtë dhe të ftohtë është pothuajse e njëjtë dhe varion nga 4,85 në 5,13. Prandaj, kafeja më e ftohtë rekomandohet për ata që kanë probleme me stomakun, ndërsa në raste të tjera është më mirë të pini kafe të nxehtë. /abcnews.al