Kafe apo çaj: Cilën të zgjidhni?

schedule08:22 - 30 Mars, 2023

schedule 08:22 - 30 Mars, 2023

Lajmi i mirë është se si çaji ashtu edhe kafeja kanë përfitime shëndetësore të vërtetuara, por këto varen nga faktorë të ndryshëm si lloji i kafesë apo çajit, mënyra e rritjes, mënyra e përgatitjes dhe sasia e konsumuar.

Sa i përket pirjes së kafesë, është treguar se ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë reduktimin e inflamacionit dhe mbështetjen e shëndetit të zemrës dhe zorrëve. Kafeja gjithashtu është lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se konsumimi i rregullt i kafesë lidhej me një rrezik më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës.

Gjithashtu konsumimi i çajit lidhej me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare. Sakaq është studiuar gjerësisht për zvogëlimin e rrezikut të kancerit. Një studim i botuar në revistën Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention tregoi se konsumi i çajit ishte i lidhur me një rrezik të reduktuar të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e vezoreve dhe të gjirit.

Përmbajtja e kafeinës

Kafeja dhe çaji përmbajnë kafeinë. Një filxhan tipik kafeje përmban rreth 95 miligramë kafeinë, ndërsa një filxhan çaji i zi ka rreth 50 miligramë dhe çaji jeshil rreth 30 miligramë. Kjo do të thotë se kafeja ka dy herë më shumë kafeinë se e njëjta sasi e çajit të zi dhe tre herë më shumë kafeinë se çaji jeshil.

Por ndërsa çaji përmban kafeinë dhe është treguar se përmirëson funksionin njohës dhe vigjilencën, shtimi i theaninës, një aminoacid, i jep kësaj pije të veçantë përfitimin shtesë të reduktimit të stresit. Pra, nëse keni nevojë të jeni të përqendruar dhe të qetë, çaji i zi ose jeshil mund të jetë pija juaj ideale.

Përveç kësaj, çaji jeshil është një nga burimet më të pasura të antioksidantëve të fuqishëm, të quajtur polifenole, të cilët reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit. Ju mund të gjeni çaj jeshil pa kafeinë ose çaj bimor për ata që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës, por duan të marrin përfitime të tjera shëndetësore.

Nga ana tjetër, kafeja përmban kafeinë, e cila është treguar se ndihmon në përmirësimin e fokusit dhe funksionit kognitiv. Megjithatë, nëse konsumoni shumë kafeinë, mund të filloni të përjetoni efekte anësore si ankthi, pagjumësia dhe rritja e rrahjeve të zemrës. Kafeja duhet të shmanget gjithashtu nga shumë njerëz që përjetojnë refluks acidi dhe probleme gastrointestinale.

Së fundi, siç kuptojmë ndonjë nga dy pijet dhe nëse zgjidhni do të keni disa përfitime shëndetësore. Vendimi përfundimtar është i juaji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!